Ballina Lajme nacionale Pas zgjedhjes së Konjufcës kryetar Kuvendi, Mustafa thotë se gjithҫka do të...

Pas zgjedhjes së Konjufcës kryetar Kuvendi, Mustafa thotë se gjithҫka do të nisë nga fillimi

30
SHPËRNDAJE

Isa Mustafa ka folur pas zgjedhjet së Konjufcës si Kryetar i Kuvendit.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se është befasuar nga propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, dhe se askush nga partia e tij nuk e ka ditur e as nuk ka pritur që VV’ja do të propozojë kryeparlamentarin.

Mustafa ka bërë të ditur se për shkak të kësaj, tani gjithçka do të nisë nga fillimi me VV’në, dhe, sipas tij, të gjitha marrëveshjet që janë bërë deri tani do të bien në ujë.

“Gjithsesi duhet të bëhet marrëveshje e re lidhur me përgjegjësitë, por ka nevojë edhe te programi qeverisës”, ka deklaruar Mustafa.

“Çdo gjë është e hapur, edhe mundësia që të dalim në opozitë, ta bëjmë një opozitarizëm shumë të mirë, të suksesshëm”, ka thënë kreu i LDK’së.