Ballina Lajme nacionale Pas vendimit të Supremes, QNR fillon numërimin e votave të diasporës

Pas vendimit të Supremes, QNR fillon numërimin e votave të diasporës

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Sot, Gjykata Supreme ka marrë vendimin që të numërohen 1806 votat nga diaspora që kanë ardhur me vonesë.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur procesi për numërimin e rreth 1.800 votave të ardhura nga diaspora, jashtë afatit ligjor, por me vendim të Supremes se të njëjtat duhet të numërohen.

Votat do të numërohen sonte dhe më pas do të shfaqen rezultatet.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se me numërimin e këtyre votave nesër mund të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Një gjë është e qartë se pas shpalljes së këtyre rezultateve, ankesa të shumta do të adresohen nga Nisma Socialdemokrate në PZAP dhe në Gjykatën Supreme, pasi ky subjekt po pretendon se është shkelur ligji në disa raste.

---- ----
----
----- ----
-----