Ballina Sport Pas vendimit të Qeverisë për mbylljen e aktiviteteve sportive, zbulohet propozimi i...

Pas vendimit të Qeverisë për mbylljen e aktiviteteve sportive, zbulohet propozimi i FSHF

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Vendimi i fundit i qeverisë shqiptare për mbylljen e çdo aktiviteti sportiv deri më 3 prill prej frikës së përhapjes së koronavirusit ka krijuar një kaos edhe për futbollin shqiptar.

Sot luhen dy ndeshje në orën 18:00 në Korçë dhe Shkodër, pikërisht Skënderbeu-Kukësi dhe Vllaznia-Partizani. Burime zyrtare në FSHF i thanë pak minuta më parë “Panorama Sport”, se institucioni i futbollit i ka propozuar qeverisë vazhdimin e kampionatit, por pa praninë e tifozëve. Deri në një përgjigje zyrtare, pritet që duke filluar nga sot ndeshjet të luhen pa tifozë.

Mirëpo, gjithçka është në dorë të qeverisë, pasi mund të vendosë mos zhvillimin e aktivitetit deri më 3 prill. Gjithashtu edhe dy ndeshjet e Kombëtares, të parashikuara në fund të këtij muaji, janë drejt dështimit.

---- ----
----
-----
-----