Ballina Lajme nacionale Pas UÇK-së, Buxhovi ‘godet’ edhe FSK-në: Shumë pjesëtarë të FSK-së janë përfshirë...

Pas UÇK-së, Buxhovi ‘godet’ edhe FSK-në: Shumë pjesëtarë të FSK-së janë përfshirë në disa veprime kriminale

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Deklaratat e tij kanë dridhur opinionin kosovar.

Një nga themeluesit e LDK-së dhe historiani i njohur, Jusuf Buxhovi, ka lëshuar një deklaratë tjetër gjatë ditës së sotme, ai ka thënë se shumë pjesëtar të FSK’së janë përfshirë në disa veprime kriminale e terroriste.

Buxhovi pasi deklaroi ditë më parë se lufta e UÇK’së nuk ka qenë e pastër, tani ka vazhduar të merret me Forcat e Sigurisë së Kosovës. Ai ka thënë se shumë pjesëtar të FSK’së janë të përfshirë në organizata kriminale dhe terroriste, shkruan Metro.

“Askund nuk kam deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është bartëse e këtij procesi. Përkundrazi, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka përfunduar misionin e saj në qershor të vitit 1999, diku në shtator apo tetor është demilitarizuar në përputhje me marrëveshjen (Michael) Jacksonn- (Hashim) Thaçi dhe aty ka filluar një mision tjetër i FSK-së ku po ashtu ka probleme të shumta, ku po ashtu shumë pjesëtarë të FSK-së janë përfshirë në disa veprime kriminale, terroriste dhe tjerë, por është një kapitull tjetër”, ka thënë Buxhovi për Zërin e Amerikës.

Kujtojmë se Buxhovi ditë më parë tha se lufta e UÇK’së nuk ka qenë e pastër, deklaratë kjo ngjalli reagime të shumta në Kosovë.

---- ----
----
-----
-----