Ballina Showbiz Pas The Weeknd, Zayn Malik shpreh pakënaqësinë ndaj çmimeve “Grammy”

Pas The Weeknd, Zayn Malik shpreh pakënaqësinë ndaj çmimeve “Grammy”

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Këtë vit shumë artistë janë shprehur kundra çmimeve Grammy, mes të cilëve dhe The Weeknd. Artisti kanadez reagoi ashpër ndaj “Grammys” pasi nuk mori asnjë nominim për albumin e tij “After Hours” që rezultoi shumë i suksesshëm. “Ju më detyroheni mua, adhuruesve të mi dhe transparencës në industri”, shkroi kanadezi.

I fundit që ka shprehur pakënaqësitë ndaj eventit të famshëm është dhe Zayn Malik. Ish anëtari i “One Direction” nuk ka marrë asnjë nominim për eventin e këtij viti dhe pse albumi i tij “Nobody Is Listening” u publikua në Janar dhe nuk është bërë pjesë e listave.

Zayn malik

Kjo solli reagimin e ashpër të tij: “Në djall me Grammy -t dhe çdokush që ka lidhje me të. Nëse nuk shtrëngoni duart dhe nuk dërgoni dhurata, nuk konsideroheni fare. Vitin tjetër do ju dërgoj unë një shportë ëmbëlsirash”, është shprehur Malik. /abcnews.al

 

The post Pas The Weeknd, Zayn Malik shpreh pakënaqësinë ndaj çmimeve “Grammy” appeared first on Abc News.

---- ----
-----