Ballina Lajme nacionale Pas takimit me Merkel, kjo është agjenda e Haradinaj në Gjermani

Pas takimit me Merkel, kjo është agjenda e Haradinaj në Gjermani

42
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ramush Haradinaj po qëndron në Gjermani për një vizitë zyrtare.

Pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel e disa deputetë, Haradinaj sot do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit e do të takohet me disa deputetë të CDU-së.

Fillimisht, Haradinaj do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit e pastaj do të takohet me deputetët e CDU-së, Peter Beyer, Christian Schmidt dhe Johann Ëadephul.

Në anën tjetër, dje pas takimit që pati me kancelaren gjermane, Haradinaj deklaroi se kanë diskutuar për disa tema në theks të veçantë dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Express.

Sa i përket taksës së vendosur nga Qeveria për të gjitha produktet serbe e boshnjake, i pari i Qeverisë deklaroi se kjo masë nuk do të hiqet, pa njohjen reciproke nga shteti serb.

Në takim u konfirmua sipas kryeministrit se Gjermania përkrah liberalizimin e vizave për kosovarët, megjithëse u tha se duhet ende punë për të bërë.

---- ---- ----
-----