Ballina Showbiz Pas shumë vitesh, Elgit Doda dhe Noizy bashkojnë forcat për hitin e...

Pas shumë vitesh, Elgit Doda dhe Noizy bashkojnë forcat për hitin e radhës

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
6 vite më parë, Noizy dhe Elgit Doda bashkuan forcat për të sjellë bashkëpunimin e tyre të parë. “Vetëm ti je”, pjesëmarrëse në Top Fest u kthye menjëherë në hitin e asaj kohe. Ky duet u pasua dy vite më pas me tjetër këngë jashtëzakonisht të suksesshme me titullin “Pa mu”.

Tashmë dyshja është bërë sërish bashkë për të sjellë një tjetër hit. Lajmin e ka konfirmuar vetë Elgiti përmes një postimi në rrjete sociale, ku shihet Noizy nga studioja muzikore. “Another one ft Noizy”, ka shkruar Doda krahas postimit.

Kujtojmë që projekti më i fundit i Elgitit mban titullin “Tharë” publikuar një muaj më parë. Nga ana tjetër, Noizu solli dy javë më parë “Freestyle”, një diss i hapur ndaj gjithë kundërshtarëve të tij, me të cilët ka patur përplasje gjatë muajve të fundit. /abcnews.al

The post Pas shumë vitesh, Elgit Doda dhe Noizy bashkojnë forcat për hitin e radhës appeared first on Abc News.

---- ----
-----