Ballina Lajme nacionale Pas sektorit publik, Haradinaj ka këtë premtim edhe për sektorin privat

Pas sektorit publik, Haradinaj ka këtë premtim edhe për sektorin privat

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ramush Haradinaj premton rritje rragash n sektorin publik dhe atë privat.

Kryeministri në detyrë ka thënë se fokus i qeverisë së tij pas 6 tetorit, do të jetë sektori privat dhe gjenerimi i vendeve të reja të punës, teksa ka premtuar 10% rritje pagash në sektorin publik për çdo vit.

“Jemi duke u munduar t’i japim përkrahje sektorit privat. Kemi ra dakord t’i rritim pagat për 10% në sektor publik çdo vit, pra është e mundshme se rreth 4.5% është rritja ekonomike tash, pra rritja e bruto produktit vendor”, ka thënë Haradinaj.

Ai në një tubim në Prishtinë tha se nëse luftohet ekonomia informale, siç planifikohet, atëherë pagat mund të rriten edhe për 10% më shumë se që planifikohet.

“Nëse e zbresim informalitetin 4 për qind në 4 vjetët e ardhshme, që i bie 16%, që prapë do të ketë informalitet, pra nuk po themi me qitë në zero, atëherë i bie që krijohen mundësitë reale edhe për rritje pagat edhe për 10% në vit. Në sektorin privat synojmë të ndërmarrim veprime direkt në lehtësime tatimore, duke zgjeruar listën e produkteve që lirohen nga tatimi”, ka thënë ai.

---- ----
----
----- ----
-----