Ballina Lajme vendore Pas reagimeve të shumta komuna e Preshevës heq shenjat e shkruara çirilic

Pas reagimeve të shumta komuna e Preshevës heq shenjat e shkruara çirilic

499
SHPËRNDAJE

Pas reagimeve të shumta komuna e Preshevës heq shenjat e shkruara çirilic dhe ku nuk ishte e vendosur asnjë shenj në gjuhën Shqipe.

Këtë e ka lajmruar vet komuna e Preshevës përmes rrjetit social facebook ku thekson:

Të nderuar qytetarë të komunës së Preshevës!

Ju njoftojmë që vendosja e shenjave të komunikacionit që ka filluar të realizohet në vendbanimet e komunës sonë, do të bëhet konform standardeve dhe sipas ligjit, duke e respektuar njëkohësisht edhe dygjuhësinë.

Nga ana e kompanisë kontraktuese janë vendosur shenjat e trafikut ku simbolizojnë zonën e shkollës, të cilat kanë qenë të shënuara vetëm në gjuhën serbe me shkronja qirilike, për të cilën stafi i Administratës komunale ka intervenuar dhe të njëjtat janë hequr.

Ju njoftojmë që të njëjtat do të zëvendësohen me shenja në dygjuhësi dhe nuk ka hapësirë për shqetësim, pasi projekti sapo ka filluar të implementohet.

Shpresojmë që me vendosjen e shenjave, do të ngritet niveli i sigurisë së trafikut në territorin e komunës sonë.

Ju faleminderit!