Ballina Sport Pas qokës me titullin “Doctor Honoris Causa” për Armand Dukën, Universiteti sporteve...

Pas qokës me titullin “Doctor Honoris Causa” për Armand Dukën, Universiteti sporteve firmos marrëveshje bashkëpunimi me FSHF-në

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pak muaj më parë, përmes një vendimi skandaloz Universiteti i sporteve në Tiranë i dha titullin “Doctor Honoris Causa” presidentit të FSHF-së Armando Dukës.

Një titull i turpshëm për faktin se për të merituar titullin “Doctor Honoris Causa”, duhet së paku të ndërtosh një studim duke sjelle një materie shkencore që nuk ka ekzistuar më pare.

Pra të kesh një tezë tenden, apo një qasje krejt origjinale dhe të kesh punuar për të dhe të kesh kontribute që njihen dhe çertifikohen nga institucione të linjës shkencore dhe akademike.

Gjë që natyrisht Armand Duka jo që nuk e ka, por as nuk e ka çuar ndonjëherë nëpër mend të bëjë një gjë të tillë.

Tashmë këto dy institucione kanë “thelluar” më tej bashkëpunimin mes tyre, jo vetëm përmes qokave.

Sot FSHF-ja dhe UST kanë firmosur një marrëveshje që ka si objekt bashkëpunimin e palëve në aktivitetet sportive dhe veprimtaritë kualifikuese dhe trajnuese të organizuara nga FSHF dhe UST duke kontribuar me të gjithë kapacitetin infrastrukturor, bazën materiale dhe burimet njerëzore të disponueshme.

Në njoftimin e Federatës Shqiptare e Futbollit thuhet se do të bashkëpunohet me stafin akademik në trajnime dhe kualifikime të ndryshme, por do të organizojë edhe praktika profesionale për studentët, në bazë të propozimeve të Universitetit.

Gjithashtu, në bashkëpunim me UST-në, do të realizohen investime të përbashkëta në terrene sportive, si dhe do të pasqyrohen të dhënat e Federatës dhe mundësitë për trajnime apo punësime pranë organizatës së futbollit.

(TemA)

---- ----
----
----- ----
-----