Ballina Lajme nacionale Pas Presidentit, Basha takon Kryemadhin/ Kryedemokrati, si Meta: 3 palë zgjedhje më...

Pas Presidentit, Basha takon Kryemadhin/ Kryedemokrati, si Meta: 3 palë zgjedhje më 13 tetor

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pas takimit me presidentin Ilir Meta, kryetari I PD, Lulzim Basha ka pritur në zyrë Monika Kryemadhin dhe aleatët opozitarë.

Mësohet se në mbledhjen e organizuar në selinë blu, opozita ka vendosur për aksionin politik, duke paralajmëruar një verë pa pushime. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Basha dha detaje edhe për takimin me presidentin Ilir Meta.

Basha tha se është dakord me presidentin për të bërë tre palë zgjedhje më 13 tetor.

“Takimi me Metën lidhet me 13 tetorin. Kreu i shtetit kërkon zgjedhje vendore, parlamentare dhe presidenciale, kjo e fundit kërkon ndryshime kushtetuese. Vlerësojmë maksimalisht qëndrimin e presidentit. Opozita është e gatshme të garantojë të drejtën e votës. Sot me opozitën e bashkuar diskutuam për hapat e radhës të aksionin politik. Kemi diskutuar gjërë dhe gjatë për emergjencën ekonomike ku ndodhet vendi. Qeveria ja ka dalë ta vjedhë dhe grabisë qytetarin e thjeshtë. Kemi diskutuar për platformën tonë ekonomike”, tha Basha.

Gazeta SHQIP

---- ---- ----
-----