Ballina Lajme nacionale Pas plagosjes së të riut serb në Urën e Ibrit, reagon Vuçiq

Pas plagosjes së të riut serb në Urën e Ibrit, reagon Vuçiq

176
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Sot në afërsi të Urës së Ibrit është plagosur me mjet të mprehtë një serb.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas këtij rasti.

Ai tha se edhe më herët kishte treguar për rrezikun e hapjes së kësaj ure, njofton Klan Kosova.

“Ky është një lajm i keq. Ne kemi luftuar kundër kësaj gjatë gjithë kohës. Kjo është arsyeja pse unë po thosha se sa e rrezikshme ishte të hapej Ura e Ibrit”, tha Vuçiç për televizionin Pink.

Një 17 vjeçar serb sot është therur me thikë pas një përleshje me disa të rinj shqiptarë në hyrje të Urës së Ibrit. Sipas policisë plagosja erdhi pas një ngatërrese mes tyre.

Ai ka marrë trajtim në spitalin e Mitrovicës dhe është jashtë rrezikut për jetë.

---- ----
----
----- ----
-----