Ballina Lajme nacionale Pas përleshjeve në LDK, Isa Mustafa bën këtë veprim

Pas përleshjeve në LDK, Isa Mustafa bën këtë veprim

26
SHPËRNDAJE

Janë shpeshtuar përleshjet në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka vendosur që sot të mbledhë kryesinë, pas incidenteve që ndodhën në disa kuvende të kësaj partie.

Burime të Express bëjnë të ditur se mbledhja do të fillojë në ora 13:00, derisa do të mbahet në zyret qendrore të partisë në Prishtinë.

Sipas këtij burimi, temë do të jenë zhvillimet e fundit që kanë ndodhur e incidentet si ai që ndodhi dje në disa kuvende të Lidhjes Demokratike.

Ndryshe, LDK që tashmë është në proces të brendshëm zgjedhor tash e një kohë ka paralajmëruar mocion për rrëzim të Qeverisë aktuale.

-----