Ballina Lajme nacionale Pas përleshjeve, ja ҫfarë ndodhi tani me LDK-në

Pas përleshjeve, ja ҫfarë ndodhi tani me LDK-në

16
SHPËRNDAJE

Pati përleshje të shumta në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Nëndega e LDK-së “Qendra”, në Mitrovicë, ka mbajtur kuvendin zgjedhor, në të cilën është zgjedhur udhëheqja e re dhe delegatët për Kuvendin Zgjedhor të Degës së LDK-së të Mitrovicë. Punimet e kuvendit janë zhvilluar komfor Rregullores së Rinës të Kuvendit Zgjedhor të Nëndegës dhe pa asnjë problem.

Në prani të 58 pjesëmarrësve të kuvendit zgjedhor, kryetar i degës së LDK “Qendra” u zgjodh Adem Deliu. Kuvendi zgjodhi edhe 11anëtarë të kryesisë së nëndegës dhe 15 delegatë për Kuvendin zgjedhor të Degës së LDK-së në Mitrovicë.

Tani ka mbetur për tu mbajtur vetëm edhe kuvendi zgjedhor i nëndegës “Ilirida”, për të përfunduar i tërë procesi zgjedhor nëpër nëndegët e LDK-së në Mitrovicë. Pritet që ky kuvend të mbahet sapo të arrij përgjigja me shkrim nga komisioni përkatës i LDK-së në Prishtinë.

Sidoqoftë, kuvendi zgjedhor i Degës së LDK-së pritet të mbahet brenda pak ditësh, pas koordinimit me Kryesinë Qendrore të LDK-së në Prishtinë.

-----