Ballina Showbiz Pas një vajze, Floriana Garo pret një…

Pas një vajze, Floriana Garo pret një…

48
SHPËRNDAJE

Moderatorja e njohur shqiptare Floriana Garo është në pritje të ëmbël për herë të dytë! Lajmin e bukur ajo e dha vetëm pak çaste më parë teksa ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në TV Klan.

Prezantuesja e njohur dhe ish-missi, teksa ka folur për jetën e re në Gjenevë dhe marrëdhënien me vajzën e saj 1 vjeçare Aidën, zbuloi për publikun për herë të parë se është në muajin e tretë të shtatzanisë.

Floriana tregoi se me shtatzaninë e dytë do e ketë më të lehtë pasi tashmë është mësuar se si të kudeset për një bebe. Moderatorja do të donte që fëmija i dytë të ishte një djalë, ndërsa mamaja e saj dëshiron një vajzë.

“Unë do të dëshiroja një djalë përderisa e kam një vajzë. Por çfarë të jetë nuk është problem” ka përfunduar Floriana.

-----