Ballina Shëndetësi Pas një shekulli/ A mund të ketë viktima sa gripi spanjoll?! Ekspertët:...

Pas një shekulli/ A mund të ketë viktima sa gripi spanjoll?! Ekspertët: Covid 19 rikthehet , nëse…!

47
SHPËRNDAJE

Distancimi fizik dhe vetë-izolimi është metoda më e mirë për të ulur kurbën e infeksionit nga COVID-19, thonë ekspertët. Në vazhdën e shumë të panjohurave, njerëzit duan të dinë sa duhet të vazhdojë ky distancim fizik që të ndihemi se ia hodhëm rrezikut.

Për të pasur një ide më të qartë se çfarë na pret në të ardhmen e afërt, duhet t’i hedhim sytë nga e shkuara. Të paktën këtë ka bërë BBC dhe programi “Future”.

Gripi spanjoll dhe covid-19

Dikur, pranë fundit të Luftës së Parë Botërore, Gripi Spanjoll i mori jetën një të tretës së popullësisë së globit, duke u bërë një nga pandemitë më vdekjeprurëse në historinë e njerëzimit.

Në shtator të vitit 1918, shumë qytete amerikane bënë një “sy qorr e një vesh shurdh” ndaj pandemisë dhe nuk ndaluan as paradat. Në Filadelfia, asokohe ishin 600 ushtarë të infektuar, por autoritetet e injoruan këtë shifër dhe aprovuan organizimin e paradave në nder të lirisë.

Nga ana tjetër, në Saint Luis të Misurit, zyrtarët jo vetëm që anuluan paradat dhe grumbullimet publike por ndërmorrën shumë masa të distancimit social. Një muaj më vonë, 10,000 njerëz humbën jetën në Filadelfia, ndërsa në Saint Luis, numri i viktimave ishte 700.

Ky shembull nxjerr në pah rëndësinë e distancimit fizik dhe social për të parandaluar përhapjen e virusit. Kanë kaluar 102 vjet që nga pandemia e Gripit Spanjoll dhe bota po përballet sërish me një pandemi, atë të COVID-19 Patjetër që kemi të bëjmë me dy raste të ndryshme, ama sot popullësia e globit është 6 miliardë më shumë se sa në vitin 1918.

Distancimi, mënyra më efikase për të penguar përhapjen e virusit

Në mungesën e një vaksine kundër COVID-19, të gjithë bien dakord njëzëri se distancimi është mënyra më efikase për të penguar përhapjen e virusit. BBC citon një raport të Universitetit të Harvardit që paralajmëron se nëse nuk ka një vaksinë, në rastin e Shteteve të Bashkuara, masat e distancimit social duhet të vazhdojnë me rigorozitet deri në 2022.

Sipas të njëjtit studim, nëse distancimi fizik dhe social bëhet me ndërprerje, atëherë gjasat e një shpërthimi tjetër të virusit më vonë gjatë vitit janë të paevitueshme. Kjo do të thotë, se nëse nuk izolohemi dhe i përmbahemi kësaj mase, virusi do të shfaqet sërish.

Sipas BBC-së, çdo person i infektuar me COVID-19, besohet që në fazën fillestare të sëmundjes, mund të infektojë mesatarisht 2 ose 3 persona të tjerë. Një person i prekur nga Rinovirusi, që është përgjegjës për të ftohurën, mund të infektojë maksimumi deri në 2 persona. Numri bazë i riprodhimit të virusit në rastin e Gripit Spanjoll është 1.8.

Nga ana tjetër, periudha e inkubimit (pra mes infektimit dhe shfaqjes së simptomave) është rreth pesë ditë në rastin e COVID-19, ndonëse ka raste kur ajo zgjat 14 ditë.

Pra, nëse një person i infektuar por pa simptoma, mund ta përhapë atë tek dy ose tre njerëz të tjerë. Në një muaj të vetëm, pacienti zero mund tua ngjisë COVID-19 244 personave. Në dy muaj ku numër mund të arrijë në 59,604 raste.

Në mungesë të distancimit social dhe fizik, Mbretëria e Bashkuar mund të regjistrojë të paktën 510,000 vdekje nga COVID-19, ndërsa Shtetet e Bashkuara rreth 2.2 milionë.

Kësisoj, ekspertët thonë se distancimi social dhe fizik mund të jetë i nevojshëm për disa muaj, por për sa kohë ne mund të mbrojmë shëndetin e të dashurve tanë, në fund të fundit, ia vlen barra qeranë , shkruan “AgroWeb.org”.

 

-----