Ballina Showbiz Pas ndryshimit të rregullave, The Weeknd nuk i del inati ndaj “Grammy-t”

Pas ndryshimit të rregullave, The Weeknd nuk i del inati ndaj “Grammy-t”

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Vitin e kaluar, pasi nuk mori asnjë nominim për Grammy të vitit 2021, The Weeknd i quajti Grammy “të korruptuar ” ndërsa u zotua se nuk do të merrte pjesë në eveniment. “Grammys vazhdon të jetë i korruptuar. Ju më detyroheni mua, fansave të mi dhe industrisë, transparencë“, shprehej këngëtari kanadez.

Javën që lamë pas, Akademia e Regjistrimit njoftoi ndryshimet për procesin që ndiqet për nominimet e çmimeve Grammy, të cilat erdhën pas reagimeve të ashpra të kanadezit. Por pavarësisht këtyre ndryshimeve, autori i hitit “Blinding Lights” ka thënë se do të vazhdojë bojkotin e tij ndaj Grammy-t.

 

Ai është shprehur: “Besimi është thyer prej kohësh mes organizatorëve të Grammy-t dhe artistëve. Do të ishte budallallëk që të ngrinim flamujt e fitores. Mendoj se industria dhe publiku duhet të shohin sistemin transparent, që të festohet fitorja, por ky është një fillim i rëndësishëm.

Vazhdoj të mos kem interes për pjesëmarrjen në Grammy, veçanërisht me korrupsionin e tyre për gjithë këto dekada. Unë nuk do të marr pjesë në të ardhmen”, është shprehur këngëtari për Variety. /abcnews.al

The post Pas ndryshimit të rregullave, The Weeknd nuk i del inati ndaj “Grammy-t” appeared first on Abc News.

---- ----
-----