Ballina Lajme nacionale Pas ndjekjes, i dyshuari e rrah policin

Pas ndjekjes, i dyshuari e rrah policin

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Policia rrugore e Shqipërisë ka arrestuar mëngjesin e sotëm shtetasin me iniciale R. M., 36 vjeç, banues në Hysoverdhë, Vlorë nën akuzën se tentoi të largohej me mjetin që e drejtonte pa leje drejtimi dhe ka dhunuar fizikisht punonjësin e Policisë

“Në aksin rrugor Vlorë-Gjorm, shërbimet e Policisë Rrugore, i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Benz”, drejtuesi i të cilit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë dhe është larguar. Pas disa minuta ndjekjeje, punonjësit e Policisë Rrugore e kanë ndaluar dhe në momentin që po i komunikonin shkeljen ky shtetas ka dalë nga makina dhe ka dhunuar fizikisht punonjësin e Policisë. Pas ndërhyrjes së menjëhershme të kolegut është prangosur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë shtetasi R. M., dhe nga verifikimi i kryer ka rezultuar se drejtonte mjetin pa lejen përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”./21Media

The post Pas ndjekjes, i dyshuari e rrah policin appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----