
Prej disa ditësh po përflitet për një lidhje të mundshme mes reperes, Loredana Zefi, me producentin e saj, Macloud.
Madje duket se reperja po i konfirmon lajmet përmes fotove nga Parasi që poston në “Instagram” me të dashurin e ri.
Së fundmi, Loredana ka publikuar një tjetër imazh që tërhoqi menjëherë vëmendjen e të gjithëve. Në foton në fjalë, ajo shfaqet e mbështetur mbi gjoksin e Macloud dhe sërish pa ia treguar portretin e plotë.
Dyshja ka pozuar në rrugë ndërsa Loredana i ka vendosur fotos një gjysmë-hënë, si për të treguar se producenti është gjysma e saj.
Ata ndodhen prej pak ditë në Paris dhe nuk ngurrojnë që me ndjekësit e tyre të postojnë foto bashkë, duke bërë që të gjithë të flasin për një romancë mes tyre.