
Erion Braçe ka reaguar direkt pas kritikave të avokatit Spartak Ngjela. Mbrëmë, në emisionin “Open”, avokati kritikoi zv.kryeminisitrin “për pamjen joserioze”.
Sot, Braçe është vënë menjëherë në lëvizje dhe ka shkuar tek berberi për të hequr mjekrën.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë zv.kryeministri, i cili ka postuar edhe një foto në Instagram, ku përmend edhe avokatin.
“FOTO E DITES/SOT
Pas vërejtjeve për pamjen jo serioze dje
duke nisur nga vërejtja e avokat Ngjelës,
sot tek mjeshtri për të ndryshuar dhe,
respektuar të gjithë,
mjeshtrat punëtore së pari!”, shkruan zv/kryeministri Braçe.
Gazeta SHQIP