Ballina Lajme nacionale Pas kësaj date nuk do të ketë më Z-Mobile

Pas kësaj date nuk do të ketë më Z-Mobile

29
SHPËRNDAJE

Pas 31 korrikut nuk do të ketë më Z-Mobile.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj, ishte i ftuar të premten në emisionin DPT te Fidani në T7.

Balaj ka thënë se kontrata e Telekomit me Z-Mobile do të skadojë më 31 korrik dhe se kjo kontratë nuk do të vazhdohet.

“Me 31 korrik, në orën 24, Z-Mobile nuk do ekzistojë më në Telekom”, ka thënë Balaj.

“Nuk do pranojmë në asnjë mënyrë të ketë Z-Mobile”.

Balaj ka thënë se nuk do të ketë rrugë tjetër, dhe se çdokush që mundohet të ndërhyjë do ketë probleme me 2500 punëtorë të Telekomit.

“Kemi paralajmëruar greva. Kemi organizuar Këshillin e Grevave dhe do të bojkotojmë komplet punën”, ka zbuluar Balaj.

Gjithsesi ai ka sqaruar se thirrjet tek institucionet kryesore si Policia e Kosovës do të jenë të mundshme.

-----