Ballina Sport Pas Juves edhe Interi në karantinë, ja fotoja që “fundosi” ekipin

Pas Juves edhe Interi në karantinë, ja fotoja që “fundosi” ekipin

76
SHPËRNDAJE

Një foto gëzimi, që tani është kthyer në simbol të frikës. Festa e futbollistëve të Juventusit në fund të derbit të Italisë (kundër Interit) është dëshmi e qartë e një përqafimi kolektiv që tani, pas rezultimit të Ruganit pozitiv me Coronavirus, i tremb të gjithë shokët e tij të skuadrës, por jo vetëm.

Sepse të rrezikuar janë edhe kundërshtarët apo ata që në një mënyrë apo tjetër, kanë pasur kontakte me të. Kjo është një provë e qartë që edhe Interi do të futet në karantinë.

Ky imazh i festës bardhezi në dhomat e zhveshjes është emblematik, sepse përtej faktit se kush ka luajtur më shumë, të rrezikuar janë të gjithë protagonistët e fushës dhe jo vetëm (futbollistë, drejtues, mjekë, masazhatorë, pra të gjithë ata që kanë pasur kontakte me Ruganin), të cilët duhet t’i nënshtrohen karantinës.

-----