Ballina Lajme Bota/Rajoni Pas javësh “tërheqje”, virusi po përhapet sërish me shpejtësi

Pas javësh “tërheqje”, virusi po përhapet sërish me shpejtësi

27
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Në 24 orët e fundit, bota ka përjetuar rreth 364 mijë infeksione të reja, dhe pothuajse 7 mijë viktima.

Shifër që shqetëson epidemiologët, sepse pas një trendi në ulje të gjashtë javëve të mëparshme, kemi një përshpejtim të infeksioneve nga koronavirusi SARS-coV-2.

Një ndryshim shqetësues por i pritshëm për Michael Ryan, shefin e emergjencave pranë OBSH-së, nga momenti i identifikimit të varianteve të reja, veçanërisht atë britanike, braziliane dhe afrikano-jugore, që po shpërndahen globalisht duke zëvendësuar variantin origjinal.

Sipas Ryan, virusi pandemik nuk do të mundet brenda këtij viti edhe pse mund të kufizohen shtrimet në spitale dhe sidomos vdekjet.

Ndërkohë situata në Shtetet e Bashkuara, vendi më i goditur, rikthehet emergjente, me një mesatare rastesh në javën e fundit që kalon 67 mijë personat, ndërkohë që viktimat në 24 orët e fundit ishin 1425.

Sipas ekspertëve, shifrat janë pasojë i një relaksimi të përgjithshëm të popullsisë, që nuk po merr më masat e nevojshme të distancimit social, që së bashku me variantet që po shpërndahen edhe në territorin amerikan, por krijojnë një “koktej” vdekjeprurës.

Në botë, të infektuarit janë më shumëse 114 milionë, viktimat kanë kaluar pragun e 2 milionë e gjysmës.

---- ----
----
-----
-----