Ballina Showbiz Pas gjesteve romantike/ Rudina Dembacaj e Mark Frroku ia marrin valles në...

Pas gjesteve romantike/ Rudina Dembacaj e Mark Frroku ia marrin valles në mes të restorantit (FOTO)

78
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një ditë më parë, Rudina Dembacaj, ka bërë disa dedikime mjaft romantike për partnerin e saj, Mark Frroku, me rastin e Shën Valentinit.

Aktorja dhe moderatorja e njohur i nisi postimet në rrjetet sociale që në mëngjes, ku postoi një foto të bukur ku shfaqej e mbështetur te shpatullat e ish-deputetit. “Gëzuar Shën Valentinin“, shkruante ajo.

Më vonë, Rudina postoi një tjetër foto ku shfaqej sërish me Markun dhe i dedikonte disa fjalë speciale, ku i thoshte: “Pukjani i zemrës”.

Madje edhe Frroku nuk e kaloi këtë Shën Valentin pa gjeste të veçanta për partneren. Ai i ka dhuruar Dembacajt një trëndafil të kuq si simbol të dashurisë së tij.

Por Shën Valentinin ata nuk e kanë kaluar pa muzikë dhe valle. Në restorantin e tyre, është festuar dita e të dashuruarve me muzikë dhe valle. Madje Rudina dhe ish-deputeti nuk kanë nguruar dhe ia kanë marrë valles edhe ata.

Dembacaj ka postuar një video në “Instastory” ku shfaqet me Frrokun teksa kërcejnë dhe duken shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.

---- ----
----
-----
-----