Ballina Sport Pas Gjasulës, edhe Selahi refuzon grumbullimin e kombëtares, Tuente përgënjeshtron FSHF-në

Pas Gjasulës, edhe Selahi refuzon grumbullimin e kombëtares, Tuente përgënjeshtron FSHF-në

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Dy ditë pas shpalljes së listës së Rejës për ndeshjet ndaj Lituanisë dhe Kazakistanit, FSHF njoftoi për mungesën e disa lojtarëve.

Në këtë listë ishte edhe emri i Lindon Selahit, mesfushorit të Tuentes në Holandë.

Përtej ftesës së kombëtares, FSHF njoftoi se 21-vjeçari nuk do të vijë në këtë grumbullim për shkak se klubi i Tuentes nuk e ka lejuar lojtarin, si masë kundër Covid-19.

Pas këtij lajmi, është vetë klubi holandez, që përgënjeshtron njoftimin e FSHF, se Selahi nuk është lejuar nga Tuente për t’iu bashkuar kombëtares.

Shefi ekzekutiv i klubit, Pol van der Kran tregon për “Twente Insite” se ka qenë dëshira e vetë lojtarit për të mos qenë pjesë e skuadrës së Edi Rejës për këtë grumbullim.

“Ne biseduam me Selahin në lidhje me këtë cështje. Ai vendosi vetë dhe tregoi se nuk dëshiron të karantinohet sërish pas kthimit në Holandë. Ai më pas mori leje nga Federata për të qëndruar në klub”, u shpreh Van der Kran, duke përgenjështruar fjalët e Federatës sonë të futbollit.

Selahi është druar se mund të humbë ndeshjet e radhës së Tuentes kur të kthehej në Holandë, pasi do detyrohej nga autoritetet të izolohej. Kështu, ai ka vendosur vetë që të qëndrojë në klub.

Ky është refuzimi i radhës ndaj ftesave të kombëtares, pasi më parë Hamburg sërish theksoi se Gjasula nuk ka pranuar të shkojë në grumbullim dhe klubi nuk ka luajtur rol në këtë vendim.

Ndërkohë, ditën e djeshme në grumbullim ka ardhur Etrit Berisha, për të cilin gjithashtu u raportua nga FSHF se SPAL nuk e lejon të vijë në kombëtare.

Gardiani iu bashkua skuadrës pas lajmit se Strakosha ka shfaqur probleme fizike dhe me shumë mundësi nuk do mund të luajë në ndeshjet ndaj Lituanisë dhe Kazakistanit. /vipsport.al/

---- ----
----
----- ----
-----