Ballina Showbiz Pas fotove pa asnjë rrobë veshur, modelja e kolme poston imazhet e...

Pas fotove pa asnjë rrobë veshur, modelja e kolme poston imazhet e ëmbla me të birin (FOTO)

49
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Më 18 janar të këtij viti, Ashley Graham, solli në jetë fëmijën e saj të parë. Modelja e famshme e kolme, e cila është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, pasi lindi djalin u duk se u distancua paksa nga rrjetet sociale.

Graham në fillim nuk ngurronte që të publikonte fotografi me barkun e rrumbullakosur, madje dhe e gjitha e zhveshur, e të tregonte se sa e lumtur ishte. Por pasi solli në jetë djalin, ajo nuk bëri postime dhe iu përkushtua atij.

Por ditën e sotme, modelja e kolme ka postuar dy imazhe mjaft të veçanta. Në njërën foto shfaqet dora e saj teksa mban dorën e vogël të të birit. Ndërsa në tjetrën shfaqen dy duar, e bashkëshortit dhe e djalit.

Krahas fotove, Ashley tregon se si djali ua ka mbushur zemrën plot dashuri dhe se me zor po pret që ta prezantojë me botën. Madje ka zbuluar se ditën e nesërme ajo mund të publikojë foton e parë të djalit, ku tregon edhe portretin e tij.

---- ----
----
-----
-----