Ballina Lajme nacionale Pas fitores së Isa Mustafës, Abrashi e pranon se ka mospajtime brenda...

Pas fitores së Isa Mustafës, Abrashi e pranon se ka mospajtime brenda LDK-së

18
SHPËRNDAJE

LDK-ja, sot ka zgjedhur si kryetar përsëri Isa Mustafën.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, njëherit ish-kandidat nga kjo parti, Arban Abrashi ka reaguar pas rizgjedhjes së Isa Mustafës në krye të subjektit.

Përmes një postimi në Facebook, Abrashi e ka pranuar se ka dallime brenda LDK-së, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, ka thënë se është koha e bashkimit të forcave për fitor të vërtetë.

Abrashi gjatë mbrëmjes së djeshme ishte përfolur edhe si kandidat konsensual i mundshëm për kryetar të partisë.

Ky është postimi në Facebook nga Abrashi:

LDK sot vulosi besimin dhe i dha mbështetje kryetarit tonë Akademik Isa Mustafa. Ishte Kuvend unifikues e përbashkues.

Faleminderit për të gjithë ata që na ndihmuan dhe qëndruan pranë, gjatë kësaj periudhe. Faleminderit për të gjithë qytetarët që na besuan e na përkrahen, pavarësisht disa problemeve të vogla që na dolën gjatë rrugëtimit.

Sot fitorja nuk është vetëm e LDK-së. Është e gjithë Kosovës, por nuk kemi vend për të festuar. Është koha për punë, drejtë një Qeverisje të re. Kjo është beteja e jonë.

Kriza socio-ekonomike, po kërcënon stabilitetin dhe shanset e çdo qytetari të Kosovës për një të ardhme me të mirë.

Sot është koha e bashkimit të forcave të LDK-së për një fitore të vërtetë, një procesi të vërtetë politik; një fitore mbi papunësinë, një fitore e zhvillimit ekonomik.

Dallimet midis nesh janë të vogla përballë punëve që na presin.

Urime LDK, Urime Kosovë

-----