Ballina Showbiz Pas Ermal Mamaqit edhe Bes Kallaku me një film të ri

Pas Ermal Mamaqit edhe Bes Kallaku me një film të ri

52
SHPËRNDAJE

Pak ditë më parë mësuam se Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku po vijnë me një projekt të madh kinematografik.

U tha se “Loku Film” që është kompania e Bes Kallakut do të realizojë një film, ku sigurisht Besi do të jetë protagonist dhe zhanri i filmit pritet të jetë komedi.

Dhe sot Besi nuk ka pritur më gjatë por ka treguar titullin e komedisë që është tipik. Ai do të titullohet “Falco”, dhe me siguri e dini kuptimin që ka.

“Skifteri” duket se po rikthehet fuqishëm tani që jemi dhe në periudhë fushate.

“Coming soon. Një projekt që ka mbi 2 vite me të cilin po punoj. Filmi: Falco. Zoti ju rujt ër ejjjj”, shkruan Besi.

Pjesë e filmit me sa duket do të bëhet edhe Olsi i cili prej “Portokallisë”, i qëndron pranë Besit dhe çdo projekt apo hap në karrierë po e bëjnë bashkë.

Epo ju urojmë çunave suksese dhe mezi po presim filmin!

The post Pas Ermal Mamaqit edhe Bes Kallaku me një film të ri appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----