Ballina Lajme nacionale Pas dorëheqjes së Haradinajt, edhe AAK bëhet gati për zgjedhje

Pas dorëheqjes së Haradinajt, edhe AAK bëhet gati për zgjedhje

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Edhe AAK të gatshëm për zgjedhje të parakohshme pas dorëheqjes së kryeministrit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur mobilizimin për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen gjatë kësaj vere në vend, pas dorëheqjes së Haradinajt.

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka thënë se subjekti i tij është mobilizuar në Gjakovë, shkruan lajmi.

“Përtej sfidave dhe vështirësive Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë është mobilizuar, duke e ftuar sovranin që t’ia rikthejë të drejtën e mohuar për të punuar në të mirë të Republikës së Kosovës

Me Kryeministrin tonë!”, ka shkruajtur Gjini.

Përveq partive opozitare, edhe partneri i koalicionit, PDK-ja është treguar e gatshme për zgjedhje.

Kryetari i saj, Kadri Veseli në një konferencë për media të mbajtur sot pasdite, ka thënë se zgjedhjet janë të pashmangshme, dhe se partia e tij është e gatshme për mbajtjen e tyre.

---- ----
----
-----
-----