Ballina Showbiz Pas divorcit nga Kanye West, Kim drejt një romance të me reperin...

Pas divorcit nga Kanye West, Kim drejt një romance të me reperin 6 vite më të ri

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Reperi i njohur, Drake po shkëmben mesazhe me Kim Kardashian pas ndarjes së saj nga Kanye West. Sipas mediave të huaja, burime pranë reperit 34-vjeçar konfirmojnë se ai është mëse gati të nisë një lidhje me Kimin, 40-vjeç. Kur mësoi për divorcin, Drake ka kontaktuar bukuroshen dhe mezi po pret ta takojë atë së shpejti.

“Drake nuk e ka kuptuar kurrë çfarë pa Kim tek Kanye dhe prej vitesh ka thënë se ai nuk ishte djali i duhur për të e do të përfundonte në ndarje. Ai është habitur sesi marrëdhënia e tyre zgjati kaq shumë dhe vendosi ta kontaktojë kur mësoi për divorcin. Drake është gati të takohet me Kimin kurdo që ajo është gati dhe ka besim se kjo do ndodhë shpejt”, tha burimi.

Kujtojmë që Kim u divorcua nga Kanye në shkurt, pas disa muajsh thashetheme që martesa e tyre 7-vjeçare kishte marrë fund./abcnews.al

The post Pas divorcit nga Kanye West, Kim drejt një romance të me reperin 6 vite më të ri appeared first on Abc News.

---- ----
-----