Ballina Showbiz Pas diss-it të bujshëm ndaj Noizy-t, hyn në lojë Varrosi dhe ka...

Pas diss-it të bujshëm ndaj Noizy-t, hyn në lojë Varrosi dhe ka dy fjalë për MatoLalen

43
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
“Resto”, kënga më e fundit nga MetoLale bëri bujë pasi ishte një diss i hapur ndaj Noizy-t. Mes rreshtave, reperi i drejtohet Noizy-t si një egoist që do ta pësojë nga vetë egoja e tij, ndërsa përmend dhe mikun e tij më të mirë Varrosin.

“Edhe Varrosin që me demek e ke si vëlla, edhe Varrosin e ke lon me jetu në shtëpi me qera”, shprehet ndër të tjera MatoLale. Në vijim kundërpërgjigjeve mes njëri-tjetrit, ai përmend sërish Varrosin, duke i thënë Noizy-t se nuk i ka ardhur në ndihmë në momentin më të vështirë.

Ti gangster ke lënë Varrosin me dy plumba në bark dhe ke shku t’u dhënë koncert e t’u festu ditëlindjen. Rëndësi kanë lekët varja shokut. Dhe atë të shokut tim unë e kam dhuratë nga ty e kam pagujt shumëfish atë famë që më ke ‘dhënë’ti. Dhe ‘hasëm’ me gjithë estradën prej teje. Suksese në jetë”, theksoi ai.

Sot ka ardhur dhe reagimi i Varrosit. Ai ka publikuar një foto nga studioja, përmes së cilës ka thumbuar MatoLalen, ndërsa ka hedhur poshtë deklaratat e tij se ka patur probleme me Noizy-n. “Nuk jom t’u bos diss, merrni frymë pa merak ahahaha thjesht i 16tshe për albumin e vëllait”, ka shkruar Varrosi duke etiketuar Noizy-n. /abcnews.al

The post Pas diss-it të bujshëm ndaj Noizy-t, hyn në lojë Varrosi dhe ka dy fjalë për MatoLalen appeared first on Abc News.

---- ----
-----