Ballina Lajme nacionale Pas deklaratës së anëtarit të Nismës, reagon Jakup Krasniqi

Pas deklaratës së anëtarit të Nismës, reagon Jakup Krasniqi

29
SHPËRNDAJE

Jakup Krasniqi reagon pas deklaratës së anëtarit të Nismës

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka reaguar pas kërcënimit më vrasje ndaj Albin Kurtit, nga anëtari i Nismes Haxhi Hoti.

Ai tha se Nisma që nga fillimi ka qenë dhe është kundër cdo dhu’ne.

“Kushdo që është jashtë kësaj fryme , nuk është NISMË!”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë:

NISMA QË NGA FILlIMI KA QENË DHE ËSHTË KUNDER ÇDO DHU’NE

ISHIM DHE JEMI PËR DREJTËSI E SHTET LIGJOR – kushdo që është jashtë kësaj fryme , nuk është NISMË!

Bashkë për shtetin, armiqt I mbajmë jashtë kufirit!

Bashkë për çdo gjë që është në interes të kombit e shtetit!

Jo bashkë në armiqësi!

Jo bashkë në sharje e kacafytje!

Jo bashkë për krim e korrupsion!

Jo bashkë për të kapur shtetin dhe asnjë segment të tij!

Jo bashkë në kusari, padije e hajni!

NISMA Socialdemokrate në të gjitha interesat që kërkojnë bashkimin për kombin e shtetin në çdo kohë ka qenë e do të jetë bashkë!

Të gjitha të tjerave që demtojnë kombin e shtetin, dinjitetin e integritetin e çdo njeriu, ju thotë Jonë e madhe!

P. S

Na vije keq që në shoqërinë tonë vetëm lajmi i keq bëhet lajm!

-----