Ballina Lajme Bota/Rajoni Pas 32 viteve miku i shqiptarëve ikën nga Kongresi i SHBA-së: Kosova,...

Pas 32 viteve miku i shqiptarëve ikën nga Kongresi i SHBA-së: Kosova, në zemrën time

28
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pas 32 viteve, Eliot Engel nesër largohet nga Kongresi në SHBA. “Pas 32 vjetëve të shkëlqyeshme, sot është dita ime e fundit si anëtar i Kongresit. Ka qenë nder t’u shërbej dhe jam përjetësisht falënderues që më është ofruar mundësia t’u përfaqësoj. Faleminderit që më keni dhënë besimin e juaj” tha ai.

Më pas ai ka postuar në Facebook, fjalimin e mbajtur pak ditë më parë ku ka pasur disa reshta edhe për Kosovën.

----

“Unë gjithmonë kam pasur një vend të veçantë në zemrën time për Ballkanin dhe në veçanti, për Kosovën. Në vitin 1999, fuqishëm e kam përkrahur ndërhyrjen e Administratës Clinton në Ballkan. Parandaluam gjenocidin. Që nga atëherë, kam qenë përkrahës i sovranitetit të Kosovës dhe pavarësisë.

Shteti ka bërë hapa të jashtëzakonshëm dhe njihet nga SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Japonia dhe shumë shtete tjera të rëndësishme” tha Engel, i cili së fundi ishte kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.

----- ----