Ballina Sport Partizani turpërohet në Lezhë, shpërthen djali i ish-trajnerit italian

Partizani turpërohet në Lezhë, shpërthen djali i ish-trajnerit italian

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Situatë kaotike te Partizani. Humbja në Lezhë nga ana e Besëlidhjes ka tronditur tifozërinë e kuqe, që ka shpërthyer në rrjetet sociale kundër drejtuesve, kryesisht drejtorit Olsi Rama, dhe lojtarëve.

Natyrisht që kanë të drejtë të revoltohen pasi të thyhesh 3-0 nga një skuadër e Kategorisë së Parë, nuk i ka hije ekipit kampion. Por një koment spikat nga gjithë të tjerët. Ai i Mattia Lerdas, djalit të ish-trajnerit Franko Lerda, që u shkarkua në dhjetor nga drejtimi i Partizanit.

Ja çfarë shkruan ai:

“Bravo, kritikuat atë që u mësonte se çfarë ishte futbolli. Në vend që të mësonit, kritikonit dhe vetëm kritikonit. Vazhdoni kështu sepse futbolli shqiptar po rritet. Mbajtët persona në staf që mendojnë vetëm për të mirën e tyre dhe për të marrë para nga Gazi.

Ata flasin shumë, por nuk vlejnë asgjë. Ky është fundi që keni zgjedhur. Bravo! Nuk e kuptuat se skuadra ishte ndër vendet e para sepse kishte një trajner që të tjerët nuk e kanë. E përzutë dhe ja ku erdhi katastrofa. Kampionë, kampionë, kampionë… Çdo vit nis nga zero. Tirana dhe Kukësi janë skuadra shumë të forta dhe asgjë nuk është e garantuar. Mendjemadhësia ju solli në këtë pikë…”.

---- ----
----
-----
-----