Ballina Sport Partizani s’ia del ndaj Qarabag, eliminohet nga Championsi

Partizani s’ia del ndaj Qarabag, eliminohet nga Championsi

14
SHPËRNDAJE

Në Baku të Azerbajxhanit luajt ndeshja e kthimit e turit të parë të Champions League mes vendësve të Qarabag dhe Partizanit.

Skuadra azere fitoi me rezultatin e pastër 2-0, që i mjaftoi për t’u kualifikuar në turin tjetër, pasi sfida e parë në “Selman Stërmasi” kishte përfunduar me rrjeta të paprekura.

Të kuqtë rezistuan mjaft mirë në pjesën e parë, e cila u mbyll pa gola.

Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 51-të azerët shënojnë me anë të Ozobic, i cili gjuan saktë me kokë, 1-0.

Në minutën e 4-t shtesë, vendësit shënojnë edhe golin e dytë me Quintana, duke vulosur kualifikimin, ndërsa Partizani eliminohet nga Championsi, por do të vazhdojë aventurën në Europa League.a

The post Partizani s’ia del ndaj Qarabag, eliminohet nga Championsi appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----