Ballina Sport Partizani prezanton afrimet e para, Olsi Rama flet me superlativa: Kemi bërë...

Partizani prezanton afrimet e para, Olsi Rama flet me superlativa: Kemi bërë një punë të mirë me stafin, merkato do vijojë

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, është shfaqur para mediave për të prezantuar dy lojtarët e rinj, Valentino Murataj dhe Stenio Junior.

“Ja ku arritëm të prezantojmë dy lojtarë të rinj te Partizani. Ka patur interes të madh. Është bërë një punë shumë e mirë me stafin. Murataj është një njohje e vjetër e juaja dhe Partizanit, se është rritur këtu. Ishte dëshirë e trajnerit Daja.

E kthyem në familje për të shtuar kualitetin cilësinë, agresivitetin që ka shprehur dhe në Ballsh. Ishte një marrëveshje e arritur me Bylisin. Jemi të kënaqur mirëserdhët në familje dhe një

Stenio Junior, po ta themi emrin e plotë të tij, mbaron kampionati. Ka pasur një karrierë shumë të mirë te Shkëndija.

Ka ndërhyrë dhe përvoja e Pollozhanit te Shkëndija. Kur doli i lirë te Shkëndija, ishte i mirëpritur te ne. Ishte zgjedhja jonë e parë”, u shpreh drejtori i Partizanit.

Valentino Murataj dhe Stenio Junio kanë folur për eksperiencën e re që do të nisin me “demat e kuq”.

MURATAJ – “Normalisht që është një ndjesi e veçantë të kthehem te Partizani, pasi kam qenë te moshat në të shkuarën. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij projekti të ri. Ndjehem shumë i vlerësuar që stafi dhe presidenca kanë bërë të mundur këtë transferim. Shpresoj t’ia dal me sukses dhe të shkojmë drejt objektivave që ka klubi.

Normalisht unë kam pasur dëshirë që në fëmijëri të jem pjesë e Partizanit, në ekipin e parë. Duke ditur që Partizani është një nga klubet më të mëdha në Shqipëri është shumë e vështirë nga moshat ta bësh atë hapin e madh. Tani kam eksperiencën e duhur që ta përballoj këtë stemë dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e Partizanit.

STENIO JUNIOR – “Partizani më ka kontaktuar katër vite më parë. Kisha disa probleme, kisha kontratë dhe Shkëndija nuk më lejonte të largohesha falas. Tani jam këtu dhe jam i lumtur, pasi kam ardhur në një klub të madh në Shqipëri. Gjithashtu do mundohem të bëj gjithçka që ekipi kërkon nga unë. Gjendja ime? Jam stërvitur këto dy muajt e fundit dhe ndihem mirë. Do përpiqem të jap formën maksimale. Shpresoj ta bëj këtë sa më shpejt”.

---- ----
----
----- ----
-----