Ballina Sport Partizani pa fat, kampionët e Superligës njohin rivalët në Champions

Partizani pa fat, kampionët e Superligës njohin rivalët në Champions

26
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shorti i Champions League për fazën e parë eliminatore nuk është treguar shumë zemërgjërë për Partizanin. Skuadra kampione e Shqipërisë do të përballet me Qarabagun, kampionen e Azerbajzhanit.

Kjo skuadër nuk konsiderohet e vështirë vetëm për cilësinë që ka në skuadër, por edhe për largësinë që kanë dy vendet. Ndeshja e parë do të luhet në Shqipëri, ndërsa ajo e kthimit do të jetë në Azerbajzhan.

Ndërkohë skuadra tjetër shqiptare, e cila militon në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës, do të përballet me Nome Kalju, fituesen e kampionatit të Estonisë.

The post Partizani pa fat, kampionët e Superligës njohin rivalët në Champions appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

---- ---- ----
-----