
Partizani nuk fiton dot më, po as dhe nuk shënon dot.
Të kuqtë nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 në duelin përballë Bylisit, duke marrë vetëm një pikë nga kjo ndeshje.
Një hap fals për Partizanin, pasi kishte një mundësi mjaft të mirë për tu afruar me ekipet e para në renditjes.
16 herë kampionët e Shqipërisë patën raste mjaft të mira për të shënuar, ku me flagranti ishte ai i pjesës së parë me Solomon, i cili i vetëm përballë portierit nuk arriti dot të shënojë.
Kjo është ndeshja e katërt radhazi për të kuqtë që nuk arrijnë dot që të fitojnë në kampionat.
Pas këtij barazimi Partizani renditet në vendin e gjashtë me 12 pikë të grumbulluara, ndërsa Kastrioti pozicionohet në vendin e tetë me 7 pikë. (TemA)