Ballina Sport Partizani në negociata me trajnerin e njohur në Itali

Partizani në negociata me trajnerin e njohur në Itali

29
SHPËRNDAJE

Pas largimit të Skënder Gegës, Partizani po mendon për trajnerin e ri.

Emri i fundit që është përmendur për të marrë drejtimin e “Demave të Kuq” është 51-vjeçari, Franco Lerda, ndërsa ditën e sotme pritet të ketë një takim mes palëve për të vendosur mbi detajet e marrëveshjes.

Më parë trajneri italian ka drejtuar skuadra të njohura si: Pescara, Torino, Lecce dhe atë të Vicenzas. Për Lerdan do të ishte një eksperiencë e bukur pasi Partizani do të marrë pjesë në eliminatoret e Champions Leagues.

Pas konfliktit me drejtues të klubit të kuq, Gega vendosi që të largohet nga Partizani me të cilin fitoi titullin kampion pas 26 vitesh mungesë.

The post Partizani në negociata me trajnerin e njohur në Itali appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----