
Një humbje që djeg për kryeqytetasit të cilët po kalojnë një krizë rezultatesh, ku në mesjavë nuk arriti dot të fitonte as ndaj Apolonisë.
Të kuqtë përveç humbjes zhvilluan një lojë tepër të dobët, duke krijuar shumë pak raste të rrezikshime.
Goli i fitores për Skënderbeut u shënua nga braziliani Viktor në minutën e 66-të me anë të një super goli nga jashtë zone.
Pas pësimit të këtij goli Partizani u mundua të reagojë, por pa patur forcën e duhur për të dal me pikë nga kjo ndeshje.
Me këtë humbje Partizani mbetet në kuotën e 39-pikëve në vendin e katërt, ndërsa Skënderbeu merr tre pikë të arta në luftën për mbijetesë duke u pozicionuar në vendin e nëntë me 16 pikëve. (TemA)