Ballina Sport Partizani fiton bindshëm ndaj Apolonisë, Tirana tjetër hap fals ndaj Bylisit

Partizani fiton bindshëm ndaj Apolonisë, Tirana tjetër hap fals ndaj Bylisit

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Partizani është rikthyer tek fitorja në javën e katërt të Kategorisë Superiore, duke triumfuar në transfertë pëballë Apolonisë.

Një fitore e merituar për djemtë e Ilir Dajës, të cilët e dominuan takimit gjatë gjithë 90- minutave.

----

Golat e fitores për të kuqtë u shënuan nga qëndërmbrojtësi Eno Bitri, sulmuesi Jurgen Bardhi dhe mbrojtësi i krahut të djathtë Hektor Idrizaj që vulosën fatin e këtij takimi.

Me këtë sukses Partizani ngjitet në vendi e tretë në renditje me 7-pikë të grumbulluara.

Ndërkohë, Tirana vijon të jetë në krizë rezultatesh edhe pas ndryshimit të trajnerit.

Tekniku Nevil Dede ende nuk po e shijon fitoren e parë në stolin bardheblu.

Pas humbjes në Shkodër, kampionët e Shqipërisë nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 në ndeshjen e sotme kundër Bylisit në stadiumin “Selman Stermasi”.

Një tjetër hap fals për bardheblutë të cilët nuk po arrijnë të rikthehen tek ecuria pozitive që pas eleminimit në Kupën e Shqipërisë.

Në takimin tjetër të luajtur po në orën 13:45, Kastrioti ka triumfuar në transfertë kundër Skënderbeut.

Krutanët fituan me shifrat 1-2, fal golave të shënuar nga ana e Santanas dhe Chimuchem, ndërsa golin e vetëm për korçarët e realizoi Armah.

Në orën 16:45 do të luhen dhe dy takimet e tjera që do të jenë Teuta-Vllaznia dhe Kukësi-Laçi. (TemA)

----- ----