Ballina Sport Partizani e nis vitin me lajm të mirë: Fiton gjyqin në CAS,...

Partizani e nis vitin me lajm të mirë: Fiton gjyqin në CAS, zhbllokohet merkato

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Me një lajm të gëzueshëm e ka nisur Partizani Vitin e Ri.

Klubi i kuq ka vendosur në vend drejtësinë.

Kjo pasi Partizani ka fituar gjyqin me FIFA-n, e cila penalizoi me pa të drejtë kryeqtetasit për mos kryerjen e merkatos, për çështjen “Çinari” ku u dënua dhe me një gjobë prej 83 mijë eurosh.

Pas apelimit në CAS, Partizani ka fituar gjyqin dhe tashmë ka të drejtë të afrojë lojtarë që nga kjo merkato janari që sapo ka nisur.

POSTIMI I PARTIZANIT

Klubi njofton se sot është bërë me dije nga CAS për heqjen e pezullimit të sesionit të transferimit të lojtarëve, vendim që ishte në fuqi nga FIFA në lidhje me çështjen e sulmuesit Erald Çinari.

Klubi saktëson se ky është një njoftim paraprak, deri në zbardhjen e plotë dhe përfundimtare të vendimit që ka marrë CAS, përmes të cilit do të përcaktojmë dhe hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në lidhje me këtë çështje.

Nga ky moment tashmë FK Partizani rifiton të drejtën për të operuar në merkaton e Janarit.

(TemA)

---- ----
----
-----
-----