
Partizani nuk e ka nisur mbarë vitin e ri 2021.
Të kuqtë nuk kanë shkuar më shumë se barazimi në ndeshjen e parë të këtij viti kundër Apolonisë në “Elbasan Arena”.
Një barazim që djeg për Partizanin me rezultatin 1-1, ku u ndëshkuan në minutën e fundit nga një penallti e dyshimtë.
Nën rreshjet e dendura të shiut, 16 herë kampionët e Shqipërisë e dominuan takimin ndaj fierakëve, por duhej të vinte minuta e 81-të që sulmuesi i futur në pjesëj e dytë Tedi Cara t’i dhuronte fitoren “demave të kuq”.
Kur u mendua që vendasit siguruan suksesin, një penallti në fund që u shëndërrua në gol nga Zaimaj vulosi shifrat në 1-1.
Pas këtij suksesi Partizani renditet në vend të dytë me 20 pikë të grumbulluara, 9 më pak se Vllaznia që mban vendin e parë. (TemA)