
Është hedhur shorti për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Sot në 11:00 nga ambientet e Air Albania Stadium, tetë skuadrat pjesëmarrëse kanë mësuar kundërshtarët për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
Goglat kanë vendosur bashkë Laçin dhe Partizanin, ndërsa Teuta luan me Kukësin.
Vllaznia pret në Shkodër Korabin, ndërsa Dinamo luan me Skënderbeun. Ndeshjet janë caktuar të zhvillohen në 17 mars dhe luhen me një takim prej pandemisë.
Çiftet:
Laci vs Partizani
Vllaznia vs Korabi
Teuta vs Kukësi
Dinamo vs Skënderbeu