Ballina Sport Partizani dështon, Starova i jep fitoren e parë Laçit

Partizani dështon, Starova i jep fitoren e parë Laçit

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Partizani nuk po gjen qetësi.

“Demat” pësuan humbje shokuese me rezultatin 1-0 përballë Laçit në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Kategorinë Superiore.

Ishte Regi Lushkja, ai që vendosi sfidën me një gjuajte nga distanca në minutën e 60-të. Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0 pavarësisht rasteve nga të dyja skuadrat. Në të dytën kurbinasit, u treguan më pragmatistë, duke siguruar 3 pikë të arta.

Me fitoren e sotme skuadra e Starovës u ngjit në kuotën e 4 pikëve, ndërkohë që të kuqtë mbeten në kuotën e 6 pikëve.

The post Partizani dështon, Starova i jep fitoren e parë Laçit appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

---- ----
----
----- ----
-----