Ballina Sport Partizani del nga kriza, mposht Flamurtarin dhe ngjitet në vendin e tretë...

Partizani del nga kriza, mposht Flamurtarin dhe ngjitet në vendin e tretë (VIDEO)

8
SHPËRNDAJE

Partizani ka arritur fitoren e dytë radhazi duke thyer në shtëpi Flamurtarin me rezultatin 2-0. Të kuqtë e Adolfo Sormanit kanë vuajtur për të gjetur rrugën e rrjetës, por më pas kanë siguruar tre pikët që e ngjisin në vendin e tretë në renditje.

Në një sfidë mes dy ekipeve të pabarabarta dhe disa rasteve për shënim të kampionëve, ndryshimi do të vijë në minutën e 61-të, kur një kontakt mes Muçollarit dhe Solomon akordohet penallti nga kryesori Muska. Ekzekuton saktë Erald Cinari që u u jep epërsinë kryeqytetasve.

10 minuta më pas është Lorenc Trashi që dyfishon me një diagonale të rreptë, duke rezuluar golin e rezultatit përfundimtar 2-0.