Ballina Sport Partizani barazim zhgënjyes me Apoloninë. Fitojnë Tirana dhe Kastrioti

Partizani barazim zhgënjyes me Apoloninë. Fitojnë Tirana dhe Kastrioti

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Fitojnë Tirana dhe Kastrioti, ndërsa Partizani ngec në Fier përballë Apolonisë vendase. 1-1 përfundoi ndeshja e luajtur në “Loni Papuçiu”, rezultat që gëzon ekipin vendas, që siguroi një pikë të mirë për mbijetesën.

Sfida u zhbllokua në minutën e 24-t. Esin Hakaj realizoi një autogol në portën e tij dhe Apolonia në avantazh. “Demat” reaguan dhe ia dolën të gjejnë golin e barazimit 15 minuta përpara fundit të takimit. Braziliani Lucas Cardoso dërgoi topin në rrjetë, por vetëm kaq.

Takimi nuk prodhoi më gola dhe të dy ekipet ndanë nga një pikë. Partizani renditet i dyti përkohësisht me 39 pikë, dy më pak se Vllaznia kryesuese që luan në orën 16:00 një “finale” përballë Teutës në “Niko Dovana”.

Në “Selman Stermasi” Tirana arriti një fitore të komplikuar ndaj Bylisit me shifrat 0-2. Ndeshja nisi me shumë gabime në mesfushë nga të dy skuadrat, teksa Bylisi u shfaq më rrezikshëm në disa raste pas humbjeve të topit në zona të rrezikshme nga lojtarët bardheblu.

Kampionët në fuqi e kthyen ndeshjen në anën e tyre falë Behiratche, i cili afër fundit të pjesës së parë kërceu më shumë se të gjithë dhe tundi rrjetën pas një krosimi nga e djathta. Pas këtij momenti Bylis u mundua të ndërtonte, por Tirana i kishte lënë pas gabimet dhe ishte më solide.

Bardheblutë rrezikuan disa herë portën e Qirkos, para se të shënonin golin e dytë me Ismajlgecin, që tundi rrjetën me një goditje të fortë brenda zonës në minutën e 75-të. Tre pikë jetike për Tiranën, që sot regjistroi fitoren e dytë rresht, teksa Bylis vazhdon orëvatjen në fundin e tabelës.

Kastrioti rikthehet te fitorja pas tre javëve. Ekipi i Ndreut triumfoi 0-1 në transfertë përballë Skënderbeut. Sulmuesi Devid shfrytëzoi një kros të Nezirit në minutat e para të pjesës së dytë dhe realizoi me kokë. Tre pikë pozitive për Kastriotin, ndërsa ekipi korçar mbetet në vend të fundit.

 

---- ----
-----