Ballina Lajme nacionale Partia e Ramush Haradinajt ua mori dy ish-ministra partnerëve të koalicionit.

Partia e Ramush Haradinajt ua mori dy ish-ministra partnerëve të koalicionit.

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

AAK për një kohë të shkurtër i merr dy ish-ministra partnerëve të koalicionit.

Ende nuk dihet nëse vendi do të shkoj me siguri në zgjedhje të parakohshme. Por megjithatë partitë kanë filluar lëvizjet e tyre.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur sot se ish-ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësirorë, Albena Reshitaj, është bërë antarja më e re e kësaj partie, shkruan express.

Reshitaj kishte qenë pjesë e AKR’së dhe së fundi pasi që dha dorëheqje nga pozita e ministres, ishte emëruar këshilltare e kryeministrit Haradinaj.

Gjithashtu, asaj i është dhënë pozita e nënkryetares në parti.

Por ajo nuk është e vetmja që ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar nga partitë e koalicionit dhe që ka aterruar në partinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Para disa javëve në këtë parti kaloi edhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, është bërë anëtar i kësaj partie. Hasani ka qenë më parë pjesë e Nismës Socialdemokrate.

Edhe atij i është dhënë një pozitë në AAK.

Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit para disa ditëve dhe menjëherë kishte shprehur dëshirën që të vendi të shkon në zgjedhje. Së fundi ai deklaroi se partia është e gatshme për zgjedhje nacionale dhe ka mbajtur takime mobilizuese në disa degë.

---- ----
----
-----
-----