Ballina AKTUALE Partia Demokratike propozon pako financiare prej 400 mijë euro në komunën e...

Partia Demokratike propozon pako financiare prej 400 mijë euro në komunën e Bujanocit

238
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Sot kreu i Partisë Demokratike në Bujanoc, Nagip Arifi, ka mbajtur konferencë për media nga selia e tyre.

Qëllimi i konferencës ishte në fillim u shpreh faleminderues ndaj Qeverisë së Kosovës për ndihmën financiare, e ku pastaj shpalosi propozimin për pakon financiare prej 400 mijë eurove për ndihmë në sektor të ndryshëm në komunën e Bujanocit.

----

Sipas tij pakoja e propozuar do të përfshijë përkrahjen në shëndetësi, ekonomi, bujqësi, familjet që jetojnë në kushte të rënda sociale, si dhe studentët.

“Kjo pako do të kap vlerën prej 48 milionë dinarëve, apo 400.000 eurove. 200.000  eurot e dhuruara nga Republika e Kosovës që në kundërvlerë japin shumën prej 24 milionë dinarëve, t’i shtohen edhe 24 milionë dinarë nga buxheti komunal, që do të përbënin gjithsej një fond prej  48 milionë dinarëve”, theksoi Arifi.

Ai theksoi se për këtë pako 200 mijë euro janë të siguruara nga ndihma e Kosovës ndërsa mjetet tjera do të siguroheshin me një rishikim të buxhetit të komunës së Bujanocit.

----- ----