Ballina Lajme Bota/Rajoni Parisi në “flakë”, protestuesit e koronavirusit përplasje të forta me policinë (FOTO)

Parisi në “flakë”, protestuesit e koronavirusit përplasje të forta me policinë (FOTO)

68
SHPËRNDAJE

Marshimi i punonjësve të shëndetësisë në Francë që kërkojnë paga më të larta dhe kushte më të mira pune pas krizës së koronavirusit, degjeneroi në dhunë rrugëve të Parisit.

Policia përdori kundër tubuesve shkopinjtë e gomës dhe gazin lotsjellës, ndërsa demonstruesit lëshuan drejt forcave të rendit bomba tymuese. Përplasjet ndodhën në zonën Les Invalides, në qendër të qytetit. Të paktën 16 persona janë arrestuar, ndërsa trazirat vazhdojnë. Mijëra vetë, mes të cilëve edhe mjekë e infermierë zbritën nëpër rrugë me kërkesen e një marrëveshjeje më të mirë me qeverinë, por situata u pëshkallëzua shpejt.

Sipas disa protestuesve, radhët e tyre u infiltruan nga radikalë që deshën të kapeshin me policinë. “ Ata lëshuan molotovë drejt efektivëve, që nuk ngurruan të përgjigjeshin pastaj me shumë ashpërsi”, tha një demonstrues.

Qindra të rinj kishin kaluar pastaj në fushën përballë Les Invalides, ku duket se ndodhën dhe përplasjet më të forta me policinë.

Franca është pllakosur nga dhuna nëpër rrugë që kur nisën gradualisht të zbuten masat e izolimit nga koronavirusi muajin e kaluar. Trazira të mëdha ka pasur edhe në demonstratat e “ Jetët me Ngjyrë Vlejnë”, ndërsa ka pasur dhe probleme gjatë natës në Lion ku janë përfshirë edhe bandat çeçene.

 

-----